LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet një makinë nga Tetova në autostradën e Shkupit

Aksidentohet një makinë nga Tetova në autostradën e Shkupit

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak kohe në autostradën Shkup-Tetovë. Sipas dëshmitarëve okularë, të cilët kanë raportuar për “Lajm”, aksidenti ka ndodhur në afërsi të pompës së benzinës “7 Vëllezërit”, respektivisht pak pas pikë-pagesës së parë rrugore nga Shkupi për në Tetovë.

Ende nuk dihet nëse ka edhe viktima, por informacionet e dëshmitarëve  pohojnë se në vendin e ngjarjes vërehen gjurmë të gjakut. Sipas tyre, bëhet fjalë për makinë me targa të Tetovës. /Telegrafi/