LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet autobusi në zonën e Radavcit, lëndohen 31 udhëtarë (Foto/Video)

Aksidentohet autobusi në zonën e Radavcit, lëndohen 31 udhëtarë (Foto/Video)

Një autobus i linjës së lirë, që po qarkullonte në zonën e Radavcit, në fshatin Dydesh të Istogut, ka pësuar aksident me ç’rast janë lënduar dhjetëra udhëtarë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi për Telegrafin aksidentin e ndodhur në fshatin Dydesh të Komunës së Istogut, ku tha se janë lënduar 31 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.


“Në fshatin Dydesh të Komunës së Istogut ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë deri në këto momente janë lënduar 31 persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësorë në spitalin rajonal të Pejës.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:40.

“Ka qenë një minibus me targa vendore, ku shoferi ka dal nga rruga dhe është ndeshur me një pemë në anën tjetër të rrugës, pasi nuk i është përshtatur kushteve të shpejtësisë dhe ka humbur kontrollin ndaj automjetit”, ka thënë Rugova.

Nga Spitali i Pejës bëjnë të ditur se pas aksidentit të autobusit në këtë spital janë paraqitur për trajtim 31 pacientë, që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit.

“Asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuat në Spitalin e Pejës. Lëndimet janë të formave të ndryshme, kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit”, thuhet në njoftimin e Spitalit, raporton Telegrafi.

Më tej thuhet se Spitali në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po menaxhon me sukses gjendjen e krijuar.

Në Spitalin e Pejës gjendet edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Ali Berisha, i cili po përcjell nga afër gjendjen e krijuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori