Aksident trafiku në autostradën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

MPB Policia-mk

Pesë persona u lënduan në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në autostradën Tetovë-Shkup, njoftojnë nga MPB.
Në aksident u përfshinë një kamion "Volkswagen Caddy" me targa të Shkupit dhe një automjet "Golf" me targa të Ohrit. Dy shoferët dhe tre pasagjerët në automjet u lënduan dhe u dërguan në Qendrën Klinike dhe "8 Shtatori" në Shkup.
Aksidenti shkaktoi një bllokim të madh trafiku dhe radhë të gjata automjetesh në autostradë.
Është kryer një hetim, pas të cilit do të përcaktohen shkaqet e përplasjes./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































