LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Bullgari, Lulzimi ndihmoi tjerët edhe pse ishte i lënduar

Aksidenti në Bullgari, Lulzimi ndihmoi tjerët edhe pse ishte i lënduar

Ambasadori i Serbisë në Bullgari, Zheljko Joviq ka vizituar preshevarin Lulzin Sulejmanin i cili mbeti i lënduar në aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari.

“Edhe pse i lënduar, ai ndihmoi në evakuimin e udhëtarëve. Ai ndjehet mirë dhe rregullisht e vizitojmë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës serbe në Sofje.


Pamje nga procesi i nxjerres së viktimave nga autobusi i djegur në Bullgari
Lexo po ashtu Pamje nga procesi i nxjerres së viktimave nga autobusi i djegur në Bullgari

Ndryshe, në aksidentin tragjik në Bullgari humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar duke përfshirë edhe preshevarin Lulzim Sulejmani.

Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli tre ditë zie, kurse Bullgaria shpalli vetëm një ditë zie për aksidentin e ndodhur./Telegrafi/