LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti ku humbën jetën katër persona, Policia: Drejtuesi i njërës veturë ka humbur kontrollin

Aksidenti ku humbën jetën katër persona, Policia: Drejtuesi i njërës veturë ka humbur kontrollin

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka dhënë disa detaje se si ka ndodhur aksidenti që ndodhi të mërkurën mbrëma në rrugën Ferizaj-Shtime, si pasojë e të cilit vdiqën katër persona.

Sipas njoftimit, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga tri veturat e përfshira për arsye deri më tani të pa njohura, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur dy veturat tjera, të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.


Aksidenti tragjik me katër të vdekur në rrugën Ferizaj – Shtime, deklaratat e Policisë dhe Prokurorisë
Lexo po ashtu Aksidenti tragjik me katër të vdekur në rrugën Ferizaj – Shtime, deklaratat e Policisë dhe Prokurorisë

“Rr. Ferizaj-Shtime 22.02.2023 – 19:15. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt”, thuhet në raportin policor.

Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në Emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar.

“Ndërsa, dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit”, thuhet tutje në raport.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka njoftuar se njëri nga viktimat është 21-vjeçar, tjetri 23-vjeç derisa dy viktimat tjera janë të moshës rreth 40 vjeçar.

Mësohet se dy personat e lënduar janë burrë dhe grua, të cilët janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga QKUK kanë thënë se gruaja e lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtatzënë.

“Një grua e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”, kanë thënë nga QKUK-ja për Kallxo.

Lidhur me aksidentin tragjik ka reaguar kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, duke e ka quajtur të mërkurën ditë të kobshme. Ai shprehur ngushëllime për humbjen e katër të rinjve.

“Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj. Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, është shprehur Aliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori