LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Lipjan, lëndohen pesë persona

Aksident trafiku në Lipjan, lëndohen pesë persona
Foto: Ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Lipjan – Shtime.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.


“Rreth orës 18:00, në rrugën Lipjan -Shtime, ka ndodhur një aksident i komunikacionit në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se me rastin po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut. /Telegrafi/