Aksident i tmerrshëm: Dy automjete fillimisht u përplasën në rrugë dhe pastaj ranë poshtë një shkëmbi

Një kanal në YouTube postoi pamjet e një përplasje të tmerrshme në të cilën dy makina ranë poshtë një shkëmbi.
Vendndodhja e saktë është e panjohur dhe sipas pamjeve të kamerës, ky aksident ndodhi në 25 janar, përcjell Telegrafi.
Ende nuk dihet saktë se ku ndodhi ky aksident, por siç shihet nga pamjet e filmuara nga një makinë tjetër, rruga e rrëshqitshme bëri që një makinë të rrëshqasë në rrugë dhe të godasë një tjetër që po vinte përpara saj.
Si pasojë e rrëshqitjes, ajo goditi makinën tjetër dhe së bashku përfunduan poshtë.
Gjendja e njerëzve në makinë nuk dihet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































