Gjatë orëve të pasditës së sotme (e enjte) në udhëkryqin afër Menzës së Studentëve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor.

Në këtë aksident, nga fotografitë të cilat i ka siguruar Telegrafi shihet se janë përplasur dy vetura.

Ende nuk dihet nëse ka persona të cilët kanë pësuar lëndime nga aksidenti. /Telegrafi/