LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, vdes këmbësorja – lëndohet ngasësja e automjetit

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, vdes këmbësorja – lëndohet ngasësja e automjetit

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku një person ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, ku një këmbësore cila mori lëndime të rënda trupore, nuk arriti t’i përballojë plagët dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

“Sot rreth orës 20:20  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona. Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë”.


Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërkohë, ngasësja e automjetit, e cila po ashtu u lëndua, është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik./Telegrafi/