LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Fushë-Kosovë, tre të lënduar (Foto/Video,+18)

Aksident i rëndë në Fushë-Kosovë, tre të lënduar (Foto/Video,+18)

(E plotësuar) Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë. Aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës duke dhënë edhe detajet.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 9:00. Njëra prej veturave është me targa të huaja, tjetra me tabela vendore. Janë të lënduar tre persona dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes për ekzaminimin e rastit”, ka thënë për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.


E zyrtarja për informim nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), Mirlinda Qyqalla tregon se personat e lënduar në aksidentin e ndodhur rreth orës 9:00 në Fushë Kosovë, janë me lëndime të lehta.

“Personat e lënduar kanë lëndime të lehta. Nuk mund të them saktë se çfarë lëndimesh, mirëpo mjekët janë duke i kryer analizat laboratorike”, tha Qyqalla për Telegrafin.

a2


Aksident i rëndë në Fushë Kosovë (Foto/Video,+18)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.

Siç edhe mund të shihet në pamjet e siguruara nga Telegrafi, bëhet fjalë për një aksident të rëndë, ku si pasojë edhe dy vetura kanë pësuar dëmtime të mëdha.

“Ky me Golf 2 të kuq është në gjendje të rëndë shëndetësore, e vetura me të zezë është nga New Yorku. Ky me të zezë është futur në semafor në të kuqen”, ka shkruar lexuesi që ka dërguar videon. /Telegrafi/

a1

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori