LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë komunikacioni në Ferizaj, humbin jetën dy persona (Foto)

Aksident i rëndë komunikacioni në Ferizaj, humbin jetën dy persona (Foto)

Një veturë është vetaksidentuar sot rreth orës 04:10 minuta në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Policia njofton se sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi  i  veturës Opel Tigra, 27 vjeçar me inicialet E.M, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humb kontrollin mbi automjetin dhe ka dalur nga rruga duke goditur një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe  pasagjeri, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda trupore, përcjell Telegrafi.


Si pasojë ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në emergjencën e Ferizajt, kurse pasagjeri është dërguar në QKUK Prishtinë, ku pas një kohe ka ndërruar jetë.


Vetura e aksidentuar në Ferizaj ku humbën jetën dy persona

Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Telegrafi ka siguruar edhe videon nga vendi i ngjarjes, por për shkak të pamjeve të rënda nuk do ta publikojmë. /Telegrafi/


Vetura e aksidentuar në Ferizaj ku humbën jetën dy persona

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori