Aksident në Prizren, nga shpejtësia humb kontrollin dhe godet shtyllën elektrike (Video)


Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën “Wesley Clark“ në Prizren.
Në një video shihet se si një veturë nga shpejtësia e madhe kishte humbur kontrollin, ka devijuar nga rruga, duke goditur edhe një shtyllë elektrike.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.
Në vendngjarje përveç ekipeve mjekësore, kanë dalë menjëherë policia.
Video: TV Prizreni
Nga
Telegrafi
08/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































