LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Prizren, goditen tri këmbësore

Aksident në Prizren, goditen tri këmbësore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident në Prizren, ku janë goditur tri këmbësore nga një shtetas i Arabisë Saudite.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Wesly Clark” në Prizren, të premten në orën 10:30.


“I dyshuari mashkull shtetas i Arabisë Saudite derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur tri viktimat femra kosovare-këmbësore, të cilave u ka shkaktuar lëndime”, thuhet në raport.

Viktimat pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, janë liruar.

Rasti në procedurë të rregullt. /Telegrafi/