Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Bukosh-Savrovë, ku ka humbur jetën një 29-vjeçare nga Suhareka.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.


Në aksidentin mes dy veturash, përveç viktimës, lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër.