Një aksident trafiku ka ndodhur në te Tregu i Ulpianës, si pasojë vetura ka goditur dyert e marketit “Beni Dona” në Prishtinë.

Mësohet se një person ka pësuar lëndime.

Një lexues i Telegrafit ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq ende nuk dihen shkaqet e aksidentit që quan veturën në dyert e dyqanit.

Telegrafi ka provuar të flas me policinë por momentalisht nuk ka mundur të marrë përgjigje.