LAJMI I FUNDIT:

Vetaksident në Novobërdë, humb jetën një 22-vjeçare

Vetaksident në Novobërdë, humb jetën një 22-vjeçare

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Novobërdë  – Gjilan, më saktësisht në fshatin Stanishor.

Si pasojë ka humbur jetën një 22 vjeçare.


Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 13:24, ndërkaq brenda vetures ndodheshin edhe tre fëmijë.

“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura, me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë në veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22-vjeçare”, tha ai.

Hashani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, dhe se në vendin e ngjarjes mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Tutje shtoi se të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori