Aksident në aksin Kukës-Morinë, 4 të lënduar

Nga policia bëhet e ditur se, nga aksidenti kanë mbetur 4 të plagosur, ku një prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë.
Po sipas policisë, bëhet e ditur se, një prej makinave e i përket EULEX-it, me targa EU791PV, ndërsa makina tjetër është me targa Shkupi SK5100AF, transmeton BW
Policia ka identifikuar tre prej të plagosurve të cilët janë, Eliza Pandia jashtë rrezikut për jetën, Pleart Kurtiqi, 39 vjeç, 34-vjeçari Irfan Hasani, i cili është nisur drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tij është më e rëndë se e të plagosurve të tjerë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/11/2013



































