Aksident komunikacioni te Mensa e Studentëve në Prishtinë (Foto/Video)


Një aksident komunikacioni ka ndodhur në orët e vona të natës, mes të premtes dhe të shtunës, në Prishtinë, tek Mensa e Studentëve.
Sipas videos dhe fotografive që i ka dërguar një lexues i Telegrafit, në udhëkryqin me semafor shihet vetëm një veturë e aksidentuar.
Nuk dihet nëse vetura është përplasur në shtyllën e semaforit, apo është aksidentuar me ndonjë automjet tjetër. Gjithashtu, nuk dihet nëse në këtë aksident ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia për të hetuar rastin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































