LAJMI I FUNDIT:

Akrobatja lëvizte në ajër, partneri e mbante për flokësh me dhëmbë (Video)

Akrobatja lëvizte në ajër, partneri e mbante për flokësh me dhëmbë (Video)

Welyton Rene Bispo de Silva dhe Patricia Kontecki  Santos, që janë pjesë e një shkolle cirku në Rio de Janeiro të Brazilit, treguan aftësitë e mahnitshme akrobatike.

Derisa 28-vjeçari qëndronte pezull dhe me kokë poshtë, e mbante me dhëmbë për flokësh, partneren e tij një vit më të re, transmeton Telegrafi.


E tëra realizohej, derisa ai mbahej në litarët paralel të kapur për tavani, ndërsa akrobatja vazhdonte të kryente rutinën e lëvizjeve në ajër.

“Në këto prova, shohim fuqinë fizike dhe forcën dentare” përshkruhet videoja e skenës së vështirë të realizueshme.

Besohet se ata janë duke e kryer këtë praktikë, për ta shfaqur në edicionin e dhjetë të Ditës Botërore të Cirkut, që zhvillohet më 20 prill 2019. /Telegrafi/