Aleanca Kosova e Re dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zyrtarizuar sot lidhjen e koalicionit në nivel lokal, në bazë të të cilit do të qeverisin së bashku deri në fund të këtij mandatit.
Marrëveshjen e koalicionit e kanë nënshkruar kryetari i komunës dhe njëherësh edhe kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë, Agim Bahtiri dhe kryetari i Qendrës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, i cili me këtë marrëveshje është emëruar nënkryetar i komunës.
I pranishëm nga qendra e VV-së ka qenë Xhelal Sveçla, raporton Veriu.info.
“Pas kalimit të të gjitha procedurave nëpër partitë tona, sot kemi ardhur në pikën e nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo marrëveshje është bërë për ti çështje të mëdha, që nënkupton kryerjen e punëve me duar të pastra, të punohet vetëm për qytetarët e jo për grupe të caktuara të interesit dhe që Kosova të njihet si shtet me vlera”, ka thënë kryetari Bahtiri.
Në anën tjetër, kryetari i Qendrës së VV-së në Mitrovicë tha se subjektet e caktuara në komunën e Mitrovicës e kanë braktisur qytetarin e kuvendin, duke e kanë lënë kryetarin e komunës në pozitë të palakmueshme.
“Sot jemi duke e zyrtarizuar një marrëveshje, e cila i ka kaluar të gjitha instancat nëpër subjektet respektive, si nga AKR-ja njashtu edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Duke e parë se qytetari i Mitrovicës ka nevojë të madhe për një qeverisje efektive, e cila jep shpresë për të ardhmen e qytetarit, si nga aspekti politik por edhe nga ai social e ekonomik dhe duke e parë përditë e më shumë rritjen e agresionit serb në veri, e cila ka tendencë shtrirjen e saj edhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe duke e ditur thjesht qëndrimin e kryetarit në lidhje me këtë çështje dhe me përputhjen e vizionit për zhvillimin ekonomik duke u bazuar në prodhimin vendor dhe në hapjen e vendeve të reja të punës, kemi pranuar që t’i bashkëngjitemi dhe t’i ndihmojmë këtij projekti të kryetarit Bahtiri. Normalisht, duke mos e humbur asnjëherë subjektivitetin e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Mujka, i cili nga tash është edhe nënkryetar i komunës së Mitrovicës.
Ashtu siç kishte shkruar dje veriu.info, sot u bë e ditur se më këtë marrëveshje të koalicionit, VV-së do t’i takoj pozita e nënkryetarit të komunës, drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. /Veriu.info/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251