LAJMI I FUNDIT:

AKP dhe Policia thonë se liruan rreth 130 prona të uzurpuara

AKP dhe Policia thonë se liruan rreth 130 prona të uzurpuara

Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate kanë njoftuar opinionin publik se që nga marrja e vendimit nga Agjencia për lirimin e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore nga poseduesit dhe shfrytëzuesit e paligjshëm janë liruar rreth 130 asete nga shfrytëzuesit joligjor.

Sipas AKP-së, i gjithë rezultati i arritur është mundësuar me mbështetje të plotë të Policisë së Kosovës, e cila me kërkesë të AKP-së po asiston në aksione në terren sipas nenit 26 të ligjit të AKP-së si dhe vendimeve të Prokurorive kompetente.


“Vendimi për lirimin e aseteve nga shfrytëzuesit e paligjshëm është marrë nga Agjencia, në përputhje me Ligjin e AKP-së nr. 04/L-034, i cili ligj i jep autorizim Agjencisë që të administroj me të gjitha asetet në pronësi shoqërore në territorin e Republikës së Kosovës. AKP, Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës shprehin vendosmërinë për të vazhduar me lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dallim dhe siguron se të gjitha asetet e ndërmarrjeve shoqërore të cilat janë nën juridiksionin e AKP-së do të lirohen nga posedimet/përdorimet e jashtëligjshme apo uzurpimet, në përputhje me vendimin bazuar në mandatin ligjor të dhënë me Ligjin e AKP-së të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se, referuar kërkesës së AKP-së, adresuar Policisë së Kosovës për dhënie të asistencës policore në lirimin e disa objekteve në Veri të Mitrovicës e cila ka qenë e paraparë për realizim sot 26.05.2016, e njëjta paraprakisht është shtyrë për realizim dhe kjo është bërë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë në mes të AKP-se dhe Policisë së Kosovës.

“Andaj referuar bashkërendimeve ndërinstitucionale të planifikuara me kohë dhe të bëra pas adresimit të shkresës së datës 18 maj 2016, njoftojmë opinionin e gjerë se nuk ka pasur planifikim të realizimit të ndonjë operacioni sot dhe nuk bëhet fjalë për dështim të shtetit apo institucioneve gjegjëse, siç potencohet në disa shkrime të portaleve të ndryshme. Njoftohet publiku se ditëve të ardhshme do të ndërmerren veprime me mbështetjen e plotë të Policisë së Kosovës për lirimin e të gjitha pronave shoqërore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori