LAJMI I FUNDIT:

AKP: Bordi i Drejtorëve është funksional

AKP: Bordi i Drejtorëve është funksional

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit është njoftuar zyrtarisht nga Petrit Gashi me dorëheqjen që ai e ka dorëzuar dje në Kuvendin e Kosovës, institucioni që sipas Ligjit të AKP-së i zgjedh të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve.

“Bordi i Drejtorëve shpreh keqardhje për vendimin e njëanshëm të z.Gashi për dorëheqje dhe thekson se pas dorëheqjes së kryesuesit të Bordit, këtë detyrë do ta ushtroj zëvendës kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Bajram Zejnullahu, sipas Ligjit të AKP-së dhe akteve nënligjore që rregullojnë punën dhe veprimtarinë e Bordit të Drejtorëve”, njofton AKP, përcjell Telegrafi.


Dorëhiqet kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi
Lexo po ashtu Dorëhiqet kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi

Bordi ka gjithsej tetë anëtarë, ndërkaq me shtatë anëtarë që janë me mandat ligjor Bordi është plotësisht funksional për të mbajtur mbledhje e për të marrë vendime. /Telegrafi/