LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi

Dorëhiqet kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi

Kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Petrit Gashi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Gashi nëpërmjet një komunikate për media ka sqaruar vendimin për të dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.


Sipas tij, krejt kjo vjen si pasojë e shkarkimit të drejtorit menaxhues Ekrem Hajdari pasi që konsideron se shkarkimi i tij është i pabazë.

Gashi e ka kundërshtuar shkarkimin e Hajdarit duke e konsideruar si veprim me pasoja për Agjencinë.

“Motivet reale të shkarkimit të z. Hajdari besoj se do të bëhen të qarta për publikun me përzgjedhjen e pasardhësit të z. Hajdari. Mirëpo, jam i obliguar t’i sqaroj publikut të arriturat e Agjencisë gjatë kohës sa ky i fundit ka qenë drejtor menaxhues i Agjencisë. Raportet vjetore të Agjencisë dhe raportet e Auditorit të Përgjithshëm tregojnë që rezultatet e shënuara nga Agjencia në vitin 2017 janë më të mirat në historikun e Agjencisë. Gjatë këtij viti Agjencia ka shitur me shumë asete se ndonjëherë më parë, ka grumbulluar fonde më shumë, ka tërhequr më shumë investitorë, dhe ka ngritur çmimin e shitjes së aseteve. Për më tepër, asetet e uzurpuara gati janë elimuar në tërësi. Të arritura të ngjashme janë evidentuar edhe në inkasimin e qirasë, transferet e 20 përqindëshit të punëtorëve, dhe në trajtimin e kërkesave kreditore. Me amandamentimin e Ligjit për Agjencinë, është bërë e mundur shpërndarja e fondeve të bllokuara të privatizimit, çështje kjo që është debatuar gjatë në Kosovë. Ndryshimet në legjislacion kanë bërë të mundur edhe pagesën më të lehtë të shpronësimeve nga ana e Qeverisë por edhe të institucioneve të tjera. Edhe brenda vet Agjencisë janë ndërmarrë hapa serioz në drejtim të rritjes së efiçiencës”, thuhet në letrën e Gashit, transmeton KP.

Ekrem Hajdari shkarkohet nga pozita e drejtorit menaxhues të AKP-së, i quan arsyet befasuese
Lexo po ashtu Ekrem Hajdari shkarkohet nga pozita e drejtorit menaxhues të AKP-së, i quan arsyet befasuese

Ai thotë se këto rezultate janë produkt i punës dhe i bashkëpunimit të plotë në mes të menaxhmentit dhe Bordit të Drejtorëve.

“Mirëpo, largimi i drejtorit menaxhues, për mua si kryesues i Bordit, nënkupton shkëputjen e lidhjes në mes të këtyre dy mekanizmave kryesor të Agjencisë, e që besoj se është qenësore për punën e mëtejme të Agjencisë. Për më tepër, arsyetimi i pabazuar se shkarkimi është rezultat i rezultateve të dobëta të punës, ka zbehur besimin tim se mund të punohet më tutje në interesin e përgjithshëm të Agjencisë. Rrjedhimisht, sot i kam dorëzuar dorëheqjen time si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, thuhet në letrën e Petrit Gashit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori