LAJMI I FUNDIT:

Akoma nuk ka akuzë për punën e deponisë “Drislla”, hetimet zgjasin nëntë muaj

Akoma nuk ka akuzë për punën e deponisë “Drislla”, hetimet zgjasin nëntë muaj

Prokuroria Themelore Publike – Shkup akoma po bën kontrolle në lëndën e formuar në janar të këtij viti, për veprën penale “ndotje e ambientit jetësor dhe natyrës”, që ka të bëjë me punën e deponisë “Drislla” në Shkup.

“Në drejtim që të vërtetohen faktet janë kërkuar informacione nga Inspektorati Shtetëror për Ambient Jetësor për kontrollet e kryera mbi punën e deponisë. Inspektorati deri tek prokurori kompetent ka njoftuar se deponia ‘Drislla’ punon në pajtim me marrëveshjen e arritur me Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa matjet në rrethin e deponisë për cilësinë e ajrit, kanë treguar se është në kufirin e të lejuarës sipas legjislacionit evropian”, thonë nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ata shtojnë se edhe përkundër kësaj, prokurori kompetent do të vazhdojë me kontrollet në drejtim që të konfirmojë faktet në këtë lëndë./Telegrafi/