Agjencia Kundër Korrupsion vetëm për muajin shkurt dhe mars të këtij viti, ka proceduar rreth 60 raste në prokurori për korrupsion, mos deklarim dhe deklarim të rrejshëm të pasurisë së zyrtarëve publikë, ku prej atyre që do të përballen me drejtësinë, bëjnë pjesë edhe zyrtarë të lartë të shtetit.
Drejtori i ri i Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj, në një intervistë për KosovaPress, ka konfirmuar se në rastet e dërguara në prokurori nga kjo agjenci, bëjnë pjesë zyrtarë të lartë të shtetit, siç theksoi ai kryeprokurorë, ministra, drejtorë të policisë, gjyqtarë dhe zëvendësministra.
Buleshkaj bëri të ditur se deri tash rreth 50 për qind e zyrtarëve publikë e kanë deklaruar pasurinë në këtë agjenci, ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë për deklarim.
“Janë diku rreth 60 raste që në këta muajt e parë të këtij viti janë dorëzuar në prokurori. Atë që mund të konfirmoj që janë rreth 40 vetëm në muajin shkurt, ndërsa tash në muajin mars janë edhe diku 20 që kanë kaluar në prokurori për shkelje që ndërlidhën kryesisht për mos deklarim dhe për deklarim jo korrekt dhe jo i saktë.
Po, ajo (ministrja Rozeta Hajdari), është një nga këto raste… Ne te aspekti i deklarimit nuk mund të futemi shumë në detaje, kemi raste potenciale për konflikt interesi si një formë e mundshme e korrupsionit apo shkeljes së ligjit, por atë që mund ta konfirmoj është se ne merremi vetëm me zyrtarët e lartë dhe të gjitha rastet të cilat ne i kemi identifikuar në një formë të shkeljes së ligjit që mund të ketë ndonjë element të mundshëm të korrupsionit janë proceduar në prokurori. Sa raste? Me numër nuk mundem, por si total janë diku rreth 60 raste, qoftë për deklarim, qoftë për arsye të tjera (konflikt interesi-korrupsion).
A janë zyrtarë të lartë? Neve ligji na e ndalon t’i përmendim emrat, sepse është fshehtësia e hetimeve, të cilën duhet ta bëj prokuroria, pastaj mund të ndikojmë në hetime. Por, pozita ka edhe të larta, deri te niveli i asamblistit, ka nga niveli i ministrit, ka gjyqtarë, ka kryeprokurorë, ka zëvendësministra, ka këshilltarë, ka drejtorë të policisë, e të tjerë, që kanë të bëjnë me rastet që i kemi dërguar në prokurori”, u shpreh ai.
Buleshkaj ka thënë se deri në fund të javës kanë deklaruar pasurinë rreth 2,500 zyrtarë publikë, nga më pak se 5 mijë zyrtarë që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë.
“Më pak se 5 mijë zyrtarë janë të obliguar kësaj radhe ta bëjnë deklarimin publik, janë afro 4737. Procesi po ecë mirë, nuk ka deklarime aq shumë, ashtu siç kemi pritur në fillim. Megjithatë në kohën e fundit sa më shumë që po afrohemi te afati i fundit, i cili është 31 marsi, kemi më shumë deklarime.
Deri më tani i kemi 50 për qind të zyrtarëve publikë, të cilët i kanë sjellë te ne formularët e deklarimit të pasurisë, do të thotë janë më pak se 2500. Në qoftë se e krahasojmë me vitet e kaluara, jemi të kënaqur deri në këtë kohë. Deri në këtë kohë nuk stagnojmë me vitet e kaluara, por kemi pritur që të bëhet pak më herët kësaj radhe në mënyrë që të na japin pak kohë edhe neve, edhe vetes këta zyrtarë publikë që për ndonjë korrigjim të mundshëm deri në fund të procesit të deklarimit.
Është keq për ata zyrtarë publikë që e kanë lënë deklarimin e tyre në ditët e fundit, sepse mund të lëshojmë gabime të ndryshme, ose ndonjë vonesë për ndonjë arsye tjetër që mund të ndodhë në momentin e fundit, e pastaj këta bëhen subjekte të penalltive që e parash ligji me dënime që mund të marrin pastaj”, theksoi ai.
Buleshkaj shtoi se zyrtarët që nuk e deklarojnë pasurinë me kohë, deri më 31 mars, bëhen subjekt i veprës penale.
“Ligji është shumë i qartë për ata që vonohen (nuk e deklarojnë) bëhen subjekt i veprës penale, është neni 430 i Kodit Penal, ku mos deklarimi në kohë apo deklarimi i rrejshëm konsiderohet vepër penale.
Veç nëse kanë ndonjë rrethanë lehtësuese, objektive e cila do të mund të përjashtonte nga ajo masë, ata automatikisht do të kalojnë në dorën e prokurorisë, që prokuroria dhe drejtësia pastaj do të merret me këto raste.
Ligji e parash shumë qartë, ku parasheh periudhën njëmujore për deklarim ose 31 ditë. AKK ka mundësuar t’iu ndihmojë atyre që janë më larg Prishtinës, ata mund të dorëzojnë formularin përmes email-it dhe nuk kanë nevojë që fizikisht të vijnë te ne. E në anën tjetër ata të cilët janë afër duhet të vijnë direkt te ne dhe në kopje fizike ta dorëzojnë”, thotë ai.
Deklarimi i pasurisë nga mjekët dhe profesorët që punojnë në institucionet publike nuk ka nisur nga ky vit.
Sivjet për shkak të lirimit të masave për mbrojtje nga virusi COVID-19, të gjithë zyrtarët publikë janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë në formë fizike në AKK, përveç atyre zyrtarëve të cilët janë larg Prishtinës, atyre iu mundësohet të bëjnë deklarimin edhe në mënyrë elektronike, me email.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë

Deputetët e OBRM-PDUKM do të lëshojnë parlamentin nëse në Ligjin e amnistisë do të përdoret flamuri evropian

Krasniqi: S’jemi njoftuar për ndonjë iniciativë për largimin e kryetarëve përmes peticionit

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

A do të largohet Lajçak nga detyra e emisarit për dialog pas fitores së Ficos në Sllovaki?

Profesori britanik: Terroristët duket se u trajnuan me makinat që SHBA-ja i dha Serbisë

Policia konfiskon armë në Prishtinë e Podujevë – arrestohen tre persona

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal