LAJMI I FUNDIT:

Prestreshi i AKK-së paralajmëron hetime për gastronomët që ngritën çmimin e kafesë

Prestreshi i AKK-së paralajmëron hetime për gastronomët që ngritën çmimin e kafesë

Pas raportimit se gastronomia ka rritu çmimin e kafesë, ka reaguar kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi.

Në një shkrim në Facebook ai ka thënë se forma e ngritjes së çmimit të kafesë është e ndaluar.


“Gjithë ato ankesa, gjithë ato protesta, gjithë ai presion që u ushtrua nga sektori i gastronomisë, kundrejt masave të vendosura nga Qeveria për ta parandaluar infekcionin Covid 19, e që kishin të drejtë në disa raste, tani po të njejtit gastronomë në disa qytete të Kosovës kanë vendosur që bashkarisht me marrëveshje t’i ngrisinë çmimet e kafeve dhe produkteve tjera”.

Prestreshi ka paralajmëruar se do të inicojë procedura hetimore, pasi sipas tij, kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar.

​Shoqata e Gastronomëve distancohet nga marrëveshja për ngritjen e çmimit të kafesë
Lexo po ashtu ​Shoqata e Gastronomëve distancohet nga marrëveshja për ngritjen e çmimit të kafesë

“Kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar, andaj para se të inicoj procedura hetimore Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si titullar i këtij institucioni fillimisht i bëjë thirrje Shoqatës së Gastronomëve, që ata të distancohen nga këto sjellje të gastronomëve dhe të bëjnë thirrje për ndalim të këtyrë veprimeve. Në të kundërtën, derën e parë që do ta trokasim është dera e shoqatës së gastronomëve”, ka shkruar Prestreshi.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës është distancuar nga bizneset që kanë rritur çmimin e kafesë në disa komuna.

Sipas kësaj shoqate, rritja apo mosrritja e çmimit është vendim subjektiv i një biznesi e jo kolektiv./Telegrafi.