LAJMI I FUNDIT:

AKB: Taksa 100% ndaj produkteve serbe vendim i guximshëm i Qeverisë

AKB: Taksa 100% ndaj produkteve serbe vendim i guximshëm i Qeverisë

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), e përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës deri në 100 për qind për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës është një vendim i guximshëm ndaj Serbisë, por edhe hakmarrës i drejtpërdrejt për bllokadat e vazhdueshme që Serbia po i bënë politikisht dhe ekonomikisht Kosovës edhe pse ekziston një marrëveshje në Bruksel që Serbia është pajtuar që Kosovën mos ta pengoj në rrugëtimin e vet në anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtare”:, thekson AKB në një komunikatë për media.
Kjo taksë nënkupton thirrjen e ndërgjegjes tonë popullore për bojkot të prodhimeve të Serbisë.
“AKB-ja, mbështet këtë iniciativë dhe i bënë thirrje bizneseve importuese që të orientohen nga vendet mike të Kosovës për zëvendësim të këtyre produkteve, por edhe biznesit vendor prodhues që të rrisin kapacitetet e veta për të furnizuar konsumatorin pa e ndier mungesën e zëvendësimin e prodhimeve nga Serbia me ato Made in Kosova”.


AKB-ja-ja, me vite ka kërkuar vënien e masave të tilla, por deri tash ka munguar vullneti dhe guximi politik.

Pra Qeveria është treguar e guximshme ndaj Serbisë dhe vlerësojmë si vendim të duhur dhe i cili e mbron identitetin e Kosovës.

“Vendimi i sotëm tenton ta gjunjëzon Serbin ekonomikisht, e cila e ka tregun në Kosovë në vlerë rreth 500 miliardë euro që ta respektoj Kosovën si partner drejt integrimeve”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/