LAJMI I FUNDIT:

AKB: Mbledhja e TVSH-së në brendësi të territorit, fuqizon biznesin vendor

AKB: Mbledhja e TVSH-së në brendësi të territorit, fuqizon biznesin vendor

Pagesa e Tatimit në Vlerën e Shtuar (TVSH) në kufi, është barrë e madhe e bizneseve vendore dhe kreditim i bizneseve në arkën e shtetit pa e shitur produktin final është ngarkesë e pa përballueshme. Bartja e pagesës së saj nga kufiri në brendësi, fuqizon biznesin vendor.

Kështu u tha në konferencën e jashtëzakonshme për media të mbajtur nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), pas paralajmërimit të ministrit të Financave Bedri Hamza, për ndryshimin e sistemit tatimor të TVSH-së në Kosovë.


Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se kjo ka bërë që ndërmarrësit vendor dhe të huaj dalëngadalë të humbin fuqinë konkurruese dhe interesimin për të investuar në Kosovë dhe si pasojë e saj dhe politikave tjera fiskale, ne kemi vazhdimisht rënie të investimeve të huaja, por ngritje të buxhetit të vendit me mbledhje të taksave tek bizneset në mënyrë të pa drejt në kufi.

Ai shtoi, se qeverinë po e nxisin për të marr vendime komfor kërkesave në tregun e Kosovës dhe më gjerë, por vazhdimisht ka munguar gatishmëria dhe guximi që pagesa e TVSh-së të bartëse nga kufiri në brendësi të territorit.

Sipas Shahinit, masat e marra për lirim të taksave për të gathë teknologjinë dhe lëndën e parë për prodhim nga janari i 2018 është i mirë, por i vonuar.

“Qeveria dhe Ministria e Financave, gjegjësisht ministri Bedri Hamza, ka marr një vendim të madh paralajmërues dhe të guximshëm që mbledhje e TVSh-së së shpejti do ta bartë nga kufiri në brendësi dhe ai do të jetë bartës i këtij ndryshimi të sistemit të taksave që e praktikojnë vendet në zhvillim dhe që kanë një sistem fiskal të qëndrueshëm”, tha ai.

Kreu i AKB-së shtoi se kjo rritë fuqinë e bizneseve vendore, barazon atë me shumë vende të zhvilluara, forcon shtetin dhe biznesi nuk ka nevojë të krediton shtetin me TVSH-në, por shteti do të bart këtë risk në favor të bizneseve dhe qytetarëve të vendit. Përmes këtij ndryshimi do të rritë edhe më shumë luftën kundër informalitetit në Kosovë që është kancer i shoqërisë në vend.

“Bizneset që nga viti 2008 e këndej mesatarisht në vite kanë kredituar nga 400 milionë në arkën e shtetit në kufi e që kjo i bije mbi katër miliardë euro. Shteti dhe bankat ishin përfituesit më të mëdhenj, sepse u duhej që të merren mjete në bankë me interes të lartë për të paguar TVSH-në para se të shitej produkti e në anën tjetër biznesi nga kjo pësonte humbje, sepse koha e rikthimit të TVSH-së nga konsumatori merrte kohë deri në një vit. Në vitin 2015 ishin 456 milionë, më 2016 ishin 541 milionë dhe sivjet janë mbi 550 milionë euro”, tha Shahini.

Ai shtoi se kjo rritje dhe forcon besimin edhe më shumë në shtetit e Kosovës, por hap rrugë për investime të reja dhe më të lehta pa pasur kosto shtesë në fillim të investimeve. /Telegrafi /

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori