Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe SHHBK “Nëna Terezë” kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të bashkëpunimit si partnerë në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe punësimit në Kosovë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se nga sot po i bashkojnë forcat AKB dhe Shoqata “Nëna Terezë” me qellim të bashkëpunimit dhe avancimit në projekte të përbashkëta.
“Këto projekte kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe rigjenerimit të punësimit, promovimit të punësimit, riatdhesimit, ngritjes së edukimit dhe të aftësimit profesional në fushat relevante ekonomike dhe realizimit të projekteve me interes për zvogëlimin e varfërisë ne përmes punësimeve te reja në sektorin privat e në veçanti të riatdhesuarve që po kthehen në Kosovë dhe ne vete po bartin aftësi profesionale të fituara nga përvojat që kanë marrë në vendet e BE-së”.
“Do të jemi të hapur për të gjitha format e bashkëpunimit me ju sepse në shumë biznese të Kosovës po mungojnë kuadro profesionale për të cilat kanë nevojë, kurse ju si shoqatë e keni mundësin që përmes donatorëve të ndryshëm të subvencionohen te riatdhesuarit në punësim në operatorët e ndryshëm ekonomik”, tha Shahini.
Zef Shala, Drejtor ekzekutiv i SHHBK Nëna Terezë, tha se kjo është një mundësi e re për shoqatën që të riatdhesuarit nga vendet e ndryshme të botës të cilët janë pjesë edhe të shumë skemave sociale dhe humanitare të përfshihen në punësime të reja nëpër bizneset e Kosovës për të cilat kanë nevojë edhe si kuadro profesionale të përgatitura për tregun e punës në Kosovë por edhe si kuadro që janë kthyer në Kosove dhe ato duhet të rintegrohen në shoqërinë kosovare dhe në tregun e punës.
“Shoqata jonë është e përfshirë në tërë Kosovën dhe ka bashkëpunim me të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare me qëllim të mbështetjes të personave me nevojë qoftë humanitare, edukative dhe profesionale të cilat mbështeten nga donatorët e ndryshëm anembanë botes”, tha Shala.
Të dy palët u pajtuan të kenë takime të rregullta me qëllim të harmonizimit te aktiviteteve të përbashkëta ne funksion te zhvillimit dhe punësimit ne Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre