LAJMI I FUNDIT:

Ajri i ndotur në Shkup, qytetarët paralajmërojnë protesta (Video)

Ajri i ndotur në Shkup, qytetarët paralajmërojnë protesta (Video)

Mungesa e masave për të zgjidhur problemin me ajrin e ndotur në Shkup, sërish do t’i nxjerrë në protesta qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të organizuar nga disa organizata joqeveritare për mbrojtjen e ambientit jetësor, qytetarët do të shprehin shqetësimin e tyre para objektit të Bashkisë së Shkupit, prej ku do të kërkojnë masa urgjente kundër ndotjes.


“Çdo vit kanë përgjigjen e njëjtë, se do të duhet të kontrollojnë kush është ndotësi më i madh dhe do të duhet të ndërmarrin masa, për çdo vit është më keq. Raportet e Bankës Botërore dhe institucioneve tjera relevante, tregojnë se në Maqedoni në ditë vdesin nga 4 persona shkaku i ajrit të ndotur dhe se çdo e dyta foshnje ka probleme me frymëmarrjen”, deklaroi për Alsat M, Plazhe Josifovski, nga OJQ “Eja Maqedoni”

Në komunën Qendër dhe Karposh, vendet e vetme ku bëhet matja e prezencës së grimcave PM2.5, sot indeksi ka treguar ndotje të lartë të ajrit./Telegrafi/