LAJMI I FUNDIT:

Ajri i ndotur aq keq, banorët e Bangkokut nxjerrin gjak gjatë kollitjes dhe teshtimës – publikojnë fotografitë! (Foto)

Ajri i ndotur aq keq, banorët e Bangkokut nxjerrin gjak gjatë kollitjes dhe teshtimës – publikojnë fotografitë! (Foto)

Bangkoku është goditur nga një ajër i ndotur aq keq sa që banorët kanë filluar të kolliten dhe teshtijnë, duke nxjerrë gjak.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, problemi i ndotjes së qytetit ka marrë një gjendje të tillë që edhe kafshët shtëpiake vuajnë nga sëmundjet e shkaktuara nga një fenomen i tillë.


Po sipas mediave, një re e dendur e mjegullës toksike të përbërë nga grimca të rrezikshme PM2.5 është bërë depozitë në mushkëritë e njerëzve dhe ka mbuluar kryeqytetin tajlandez për dy javët e fundit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se përveç dëmit në shëndet, kostoja afatgjate e ndotjes së shkaktuar nga automjetet, projektet e ndërtimit, djegia e të korrurave dhe të tjera shkaqe mund të arrijë në dhjetëra milionë dollarë.

Por, siç tregojnë fotografitë në mediat sociale nga qytetarët, banorët dhe kafshët tashmë janë prekur shumë – ata kolliten dhe teshtijnë, duke nxjerrë gjak.

Një punonjës administrate, Nutthawut Sirichainarumit, ndau një foto të gjakut në dorën e tij i cili sipas tij doli pasi ai kishte teshtirë më 15 janar, duke thënë se ajo ishte shkaktuar nga retë e pluhurit.

Ai ka thënë se paraprakisht ai kishte vështirësi në frymëmarrje dhe të nesërmen në mëngjes ai kishte vërejtur se po i dilte gjak nga hundët.

“Isha krejtësisht i tronditur, sepse kurrë nuk kisha teshtirë gjak më parë, në jetën time. Unë besoj se pluhuri duhet të jetë shkaktari”.

Një tjetër banor lokal, Seine Premmanuspaisal, ishte i tronditur kur u diagnostikua me një infeksion të mushkërive pas vjelljes dhe kollitjes gjak për tri ditë, pasi ai asnjëherë nuk kishte patur një sëmundje të frymëmarrjes.

Ndryshe, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria tajlandeze ka mbyllur 439 shkolla dhe ka marrë hapa gjithnjë e më të çuditshëm që të përpiqen të luftojnë ndotjen – duke përfshirë edhe përdorimin e dronëve për të shpërndarë ujë. Por as kjo nuk kishte ndihmuar.

Madje, siç thuhet tutje, të martën, një pacient me astmë që jetonte në qytet u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit me bronkit akut dhe hipoksiemi, pasi sytë e tij u gjakosën në mënyrë kritike.

Gjithashtu, përveç njerëzve, siç thuhet tutje, pasoja janë vërejtur edhe tek kafshët.

Një veteriner nga Spitali i Kafshëve tha se pronari i një lepuri me emrin Jubuu e solli kafshën e saj në spital me gjak në hundë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori