LAJMI I FUNDIT:

Ajo ka një biografi ‘të bujshme’: Zbulohen detaje interesante rreth gruas që supozohet se është ajo që u gjet në Kroaci – e cila nuk mban mend emrin e saj

Ajo ka një biografi ‘të bujshme’: Zbulohen detaje interesante rreth gruas që supozohet se është ajo që u gjet në Kroaci – e cila nuk mban mend emrin e saj

Mbetet të konfirmohet zyrtarisht nëse gruaja që u gjet në Krk të Kroacisë më 12 shtator është Daniela Adamcova, një grua 56-vjeçare nga qyteti Strenqina në Sllovakinë Qendrore, e cila quhet edhe Danka.

Sipas mediave kroate, ky identitet aktualisht po kontrollohet nga policia kroate, e cila u ndihmua ndjeshëm nga Miriam Keleçiq, një grua sllovake e martuar në Kroaci dhe që jetonte me familjen e saj në Zagreb.


Familja e saj është e përfshirë në turizëm dhe ajo e përshkruan veten si promovuese të turizmit kroat në Sllovaki.

“Këtë mëngjes, midis orës 8.30 dhe 9.00, fola gjithashtu me inspektorin nga Departamenti i Policisë Primorje-Gorski Kotar. Ai më falënderoi për ndihmën dhe bashkëpunimin tim sepse tre ditë më parë pashë informacione për një grua të panjohur të gjetur në Krk dhe kur u përmend se mund të ishte një grua sllovake, kontaktova me gazetarët sllovak të cilët kishin informacion se mund të ishte Daniela Adamkova. Ata gjithashtu kontaktuan policinë në Sllovaki”.

“Unë i përcolla këto informacione me iniciativën time në HGSS, ata në polici, dhe policia më kontaktoi mua”, ka thënë për Jutarnji.hr, zonja Keleçiq.

Një grua gjendet në një ishull kroat – misteri është se “flet një anglisht të përsosur”, por nuk e mban mend emrin e saj
Lexo po ashtu Një grua gjendet në një ishull kroat – misteri është se “flet një anglisht të përsosur”, por nuk e mban mend emrin e saj

Dhe nëse është vërtet Danka Adamcova, e cila duhet të konfirmohet zyrtarisht përmes verifikimit të identitetit nga bashkëpunimi policor ndërkombëtar, ajo është një grua me një biografi “të bujshme”, shkruan mediumi kroat.

Në moshën 19 vjeçe, ajo shkoi në Shtetet e Bashkuara, ku u martua me një producent filmi.

Bëhet fjalë për gruan që bëri bizhuteri që ishin mjaft të njohura dhe të përdorura në prodhimin e filmave, dhe pasi u divorcua prej tij, ajo u kthye në Strençin në fund të viteve 2000.

Madje, gruaja e gjetur në Kroaci supozohet se flet anglisht të përsosur, por nuk mban mend emrin e saj, ka bërë stoli për Diana Ross dhe Brigitte Bardot, sipas miqve.

Ajo bleu një apartament dhe jetoi si një person i vetëm dhe regjistroi kompaninë Dana Adamcova d.a. e cila merrej edhe me prodhimin e bizhuterive. Por ndërkohë, ajo doli në pension.

Siç thuhet më tej, ajo ka një rreth shumë të vogël miqsh dhe një motër dhe aktualisht po përpiqet ta arrijë të kuptojë më shumë rreth rrethanave të largimit të saj në Kroaci.

Ajo po përpiqet të rindërtojë ngjarjen se si dhe me kë erdhi në Kroaci dhe çfarë i ndodhi asaj në Krk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori