LAJMI I FUNDIT:

Ajdarevic: Shpresoj të grumbullohem në mars nga Shqipëria

Ajdarevic: Shpresoj të grumbullohem në mars nga Shqipëria

Nga dëmtimi te aktivizimi në Ligën e Evropës dhe pas vetëm 30 sekondave në fushë goli në portën e Dinamos së Kievit, që i dha AEK-ut barazimin 1-1 dhe mban ekipin grek ende në garën për tu kualifikuar.

Kuqeziu Astrit Hajdarevic ishte heroi i mbrëmjes në Athinë, duke shpëtuar kësisoj skuadrën e tij nga humbja.
“Kam pasur një dëmtim të vogël, kam zhvilluar vetëm një stërvitje. Luajta dhjetë minuta, nuk kisha kohë që të tregoja edhe aq shumë, por arrita të shënoja gol. Është kënaqësi të ndihmoj ekipin dhe veten time”.


“I kemi shanset e mira. Jemi të vetëdijshëm se jemi ekip i mirë, luajmë futboll dhe kemi lojtarë me cilësi individuale. Kjo është fazë me eliminim, nuk kemi kohë të trembemi, por vetëm të shkojmë për fitore në Kiev”.

Deri në këtë ndeshje, mesfushori kishte luajtur vetëm 100 minuta me AEK-un, ndërsa paraqitja e bërë në Europë dhe goli i realizuar shërbejnë edhe si një sinjal për trajnerin Panucci përpara miqësores së 26 marsit me Norvegjinë.

“Trajneri Panucci e di kush jam, e di çfarë kam bërë në takimin e parë në Turqi. Nëse do ti nevojitet një lojtar me cilësitë e mia do të më thërrasë. Mund të jap shumë për Kombëtaren, unë e pres dhe shpresoj”.

“Pastaj varet si luaj edhe me AEK-un, nëse luaj nëse jam i rëndësishëm atëherë do të më grumbullojë edhe Kombëtarja. Megjithatë ka kohë deri në mars, edhe pse unë shpresoj që do të jem në listën e trajnerit”, ka thënë Ajdarevic për Supersport.

Astrit Hajdari foli edhe për rivalët e Kombëtares në Ligën e Kombeve, ndërsa zbuloi se ëndrra e tij është që me Shqipërinë të luajë në Kupën e Botës.

“Të gjitha ndeshjet janë të vështirat, nuk ka më përballje të lehta. Megjithatë ne e dimë që Shqipëria ka skuadër të mirë. Nuk i njoh edhe aq mirë Izraelin dhe Skocinë, por normalisht edhe ato luajnë futboll të mirë. Këto vite që kam për të luajtur futboll do ti jap për Kombëtaren time dhe për shtetin tim, ndërsa dëshira ime më e madhe është të shkojmë në kampionatin Botëror”, përfundoi mesfushori shqiptar.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori