Air Arabia ikë nga Kosova

Zyrtarë të “Air Arabia” kanë konfirmuar se nga data 3 janar i këtij viti ka ndërprerë të gjitha fluturimet për në Kosovë.
Megjithatë, arsyet e ndërprerjes së fluturimeve nuk i kanë bërë të ditura, raporton Orainfo.
Ndryshe, “Air Arabia” ka operuar me dy fluturime në javë nga Sharjah në Aeroportin e Prishtinës dhe anasjelltas. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/01/2013
















































