LAJMI I FUNDIT:

‘Ai po pret’ – sqarohet qëndrimi i Amrabat në mes të betejës së Manchester United dhe Liverpool për marokenin

‘Ai po pret’ –  sqarohet qëndrimi i Amrabat në mes të betejës së Manchester United dhe Liverpool për marokenin

Liverpool ka hyrë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Fiorentinës, Sofyan Amrabat, ndërsa Man United duket se ka ngecur në marrëveshje.

Fabrizio Romano ka folur në kanalin e tij në You Tube për marokenin, duke thënë se ai është ende duke pritur që Djajtë e Kuq të bëjnë një lëvizje për të.

Amrabat ka rënë dakord për kushtet personale me Man United tash e një kohë, por tani Djajtë e Kuq duhet të bëjnë një ofertë për të te Fiorentina.


“Liverpool e di se sa duhet për të nënshkruar me Sofyan Amrabat – nga ana e klubit dhe nga ana e lojtarit”.

“Tani i mbetet Liverpoolit. Ata nuk kanë paraqitur ofertë për Fiorentinën dhe nuk kanë paraqitur ofertë për lojtarin. Pra, le të shohim nëse Liverpool do të koncentrohet te Amrabat apo do të shkojë për një lojtar tjetër”, ka shkruar Romano për situatën e Liverpoolit.

Liverpooli planifikon dy blerje të tjera në mesfushë pas Wataru Endos
Lexo po ashtu Liverpooli planifikon dy blerje të tjera në mesfushë pas Wataru Endos

Ai u ndal pastaj edhe te Manchester United, të cilët nuk po bëjnë ofertën.

“Për momentin, Amrabat mbetet në pozicionin e tij – ai i ka thënë po Man United në fund të qershorit, por janë gati dy muaj duke pritur dhe pritur dhe pritur. Pra, topi është te Man United. Amrabat është duke pritur për Man United, por tani, ata duhet të paraqesin një ofertë”, shkroi ai.

Manchester Unitedi shet dy mesfushorë për t’i bërë vend Amrabatit
Lexo po ashtu Manchester Unitedi shet dy mesfushorë për t’i bërë vend Amrabatit

Djajtë e Kuq thuhet se duhet të shesin mesfushorë të shumtë për të nënshkruar me Amrabat dhe po përpiqen të zgjidhin situatën e Donny van de Beek pas shitjes së Fred te Fenerbahce. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori