LAJMI I FUNDIT:

Ai mezi i shpëtoi vdekjes: Pamje që tregojnë momentin kur rrotat bien nga kamioni gjatë vozitjes

Ai mezi i shpëtoi vdekjes: Pamje që tregojnë momentin kur rrotat bien nga kamioni gjatë vozitjes

Shoferi i Nissan Navara do të festojë “ditëlindjen e tij të dytë”.

Kamera e sigurisë regjistroi një moment dramatik kur dy rrota u shkëputën nga kamioni dhe goditën një kamionçinë të parkuar.


Asgjë nuk ndodh për 10 sekondat e para.

Sidoqoftë, gjërat ndryshojnë në mënyrë dramatike kur një shfaqet një kamion.

Ndërsa kamioni kalon Nissan, ai humbet dy rrota dhe vazhdojnë të rrotullohen me shpejtësi të lartë drejt veturës së parkuar pranë rrugës.

E para nga të dy rrotat përplaset në pjesën e përparme të kamionçinës, duke shkatërruar një nga dritat e saj, duke thyer parakolpin dhe duke aktivizuar dy jastëkët e përparmë.

Ndërkohë, një tjetër godet një hendek pranë rrugës dhe kërcen aq lart sa del nga korniza, dhe pastaj bie mbi automjet, duke dëmtuar rëndë çatinë dhe xhamin e përparmë.

Ndërkohë, ndërsa e gjithë kjo po ndodh, kamioni vazhdon të lëvizë përpara sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Për fat të mirë, në fund të videos, shoferi i tronditur i Nissan shihet duke dalë nga kamionçina, në dukje i palënduar. /Telegrafi/