LAJMI I FUNDIT:

Ai ishte gangsteri më i kërkuar në Amerikë: Si i shpëtoi “i arratisuri i pakapshëm” i Bostonit arrestimit të FBI (Foto)

Ai ishte gangsteri më i kërkuar në Amerikë: Si i shpëtoi “i arratisuri i pakapshëm” i Bostonit arrestimit të FBI (Foto)

Ai ishte gangsteri më i kërkuar në Amerikë. Vetëm Osama bin Ladeni e kishte rrëzuar përkohësisht si personin “më të kërkuar”.

James “Whitey” Bulger ishte një nga kriminelët më gjakftohte dhe më i pamëshirshmit midis kriminelëve të viteve ‘70 dhe ‘80.

Ai u dënua në vitin 2013 me dy dënime të përjetshme, për 11 nga 19 vrasjet që autoritetet e kishin paditur.

Por dora e një vrasësi të panjohur e goditi atë natën e së dielës pak pasi u transferua nga një burg në Oklahoma në një burg të ri të West Virginia.

Bulger, me prejardhje irlandeze, kishte qenë kreu i Bandës së Winter Hill të Bostonit, një rival i madh i mafies italo-amerikane.

“I arratisuri i pakapshëm” i Bostonit vritet nga një i burgosur tjetër, pak kohë pasi ishte zhvendosur në burgun e sigurisë së lartë (Foto)
Lexo po ashtu “I arratisuri i pakapshëm” i Bostonit vritet nga një i burgosur tjetër, pak kohë pasi ishte zhvendosur në burgun e sigurisë së lartë (Foto)

Dhe vetëm për këtë rivalitet, ai kishte arritur të bënte një marrëveshje me FBI-në, përcjell gsh.

Byroja bëri një sy qorr ndaj aktiviteteve të tij, por në kthim “Whitey” e kaloi të gjithë informacionin mbi “familjen” që dominonte Bostonin, Patriarkët.

Vetëm kur media solli në dritë marrëdhëniet e përgjakshme midis FBI-së dhe krimit të organizuar irlandez, Bulger duhej të ikte.

Por edhe atëherë, atë e ka ndihmuar: ish-agjenti i cili “kontakti” e tij me zyrën, John Connolly, paralajmëroi me kohë se ndaj tij ishte përgatitur një urdhër arresti.

Ishte viti 1995 kur Bulger u zhduk pa lënë gjurmë.

Ai u kap, në Kaliforni, vetëm në vitin 2011, me vajzën e mikut të tij Catherine Greig, e cila e kishte pritur dhe mbrojtur atë për vite me radhë.

Autoritetet nuk japin informacione për vdekjen e tij, përveç se thonë se ai u vra. Sigurisht dyshohet se ai është vrarë për larje hesapesh.

Për këtë personazh të botës së krimit janë realizuar filma të ndryshëm.

Por ndoshta roli më i njohur që e frymëzoi atë, ishte karakteri i Frank Costello, i luajtur nga Jack Nicholson, në filmin “The Departed” nga Martin Scorsese.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori