LAJMI I FUNDIT:

Ai ha gjashtë shujta në ditë dhe pi vetëm ujë – në dietën e CR7 nuk ka vend për pije të gazuara, ushqime të përpunuara, alkool dhe ëmbëlsira

Ai ha gjashtë shujta në ditë dhe pi vetëm ujë – në dietën e CR7 nuk ka vend për pije të gazuara, ushqime të përpunuara, alkool dhe ëmbëlsira
(Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, jo vetëm për golat që i shënoi në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë, por edhe për veprimet jashtë fushe.

Superylli portugez theu një sërë rekordesh në ‘Euro 2020’, ndërkaq heqja e shisheve të Coca-Colas nga tavolina në konferencën për shtyp u bë hit në internet.


“Pini ujë” – ishin fjalët e tij pas largimit mënjanë të shisheve të Coca-Colas teksa mori një shishe ujë.

Dihet se sulmuesi i Juventusit nuk i pëlqen pijet e gazuara, e sidomos Coca-Colan. Dieta e tij përfshin vetëm ushqime me cilësi më të lartë, dhe ai ha gjashtë racione të vogla në ditë. 36-vjeçari ha një vakt në mëngjes, dy vakte në drekë, një meze të lehtë dhe dy darka brenda një dite.

Për mëngjes, ai preferon përshutë dhe djathë pa yndyrë, ndërsa për drekë ha pulë, sallata, peshk dhe ullinj. Për meze ha fruta dhe koktej me avokado. Për darkë konsumon sërish mish dhe perime, pastaj peshk të kombinuar me perime.

(Foto: Instagram/cristiano)

“Unë jam i fokusuar në ngrënien e ushqimeve të thjeshta, të plota, si pemë dhe perime të freskëta, drithëra integrale dhe proteina”, është shprehur CR7.

Përveç pijeve të gazuara, në menynë e Ronaldos janë të ndaluara edhe ushqimet e ngrira dhe të përpunuara, ndërsa ai gjithashtu shmang alkoolin dhe ëmbëlsirat.

(Foto: Instagram/cristiano)

Kur vendos ta qerasë veten, han pica, por jo më shpesh se një herë në javë. Por, menjëherë pas, sigurohet që t’i bëjë 500 ushtrime të barkut dhe jo rastësisht mburret me vetëm shtatë për qind të yndyrës trupore.

(Foto: Instagram/cristiano)
Se i urren pijet e gazura tashmë është e dukshme - Ronaldo largon dy shishet dhe bën thirrje që të konsumohet më shumë ujë
Lexo po ashtu Se i urren pijet e gazura tashmë është e dukshme - Ronaldo largon dy shishet dhe bën thirrje që të konsumohet më shumë ujë

Ronaldo i kushton vëmendje të madhe edhe gjumit. Obsesioni i tij shkon aq larg saqë për gjumin e tij kujdeset eksperti Nick Littlehales, i cili ka treguar se futbollisti fle pesë ose gjashtë herë në ditë nga 90 minuta. Në këtë mënyrë, ai fle më pak, mirëpo përshpejton rikuperimin. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/cristiano)

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori