eksperti ad

Drew Saunders, nga Burnham-on-Crouch, Essex, po përpiqej të merrte një avion nga Heathrow për në New York me prindërit e tij kur që të tre u ndaluan nga agjentët amerikanë të sigurisë.

Policët e pyetën vogëlushin dhe babain e tij 44-vjeçar Martin se përse po udhëtonin.


Më pas ata i thanë Z. Saunders se ai dhe djali i tij nuk mund të udhëtonin.

Mamaja e Drew, Niki u lejua të vazhdonte, por ajo vendosi të qëndrojë me familjen. Familja Saunders humbi kësisoj mbi 5.000 dollarë.

MailOnline kontaktoi me Sigurinë Kombëtare amerikane për ndonjë koment. Por një zëdhënës për Heathrow tha se nuk mund të flasë për çështjet e sigurisë së aeroportit. /mapo.al/