LAJMI I FUNDIT:

Ahtisaari nuk preferon të flasë për Kosovën

Ahtisaari nuk preferon të flasë për Kosovën

Ish presidenti finlandez, Ish i dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, njeriu që solli pakon mbi të cilën Kosova u bë shtet, Martti Ahtisaari, nuk pranon ta komentojë situatën aktuale në Kosovë.

Lajmi.net ka dy muaj që është në kontakt të vazhdueshëm me të, por ai nuk vlerëson se është koha e duhur për të dhënë qëndrimin e tij për gjendjen në Kosovë.


“Fatkeqësisht nuk jap intervista që kanë të bëjnë me Kosovën, momentalisht”, tha ai, duke mos pranuar të sqarojë nëse Asociacioni është në përputhje me pakon e tij ose jo.

“Ndjejë se nuk jam në pozitën më të mirë të komentojë rreth Kosovës”, thotë ai, i pyetur për Demarkacionin, Asociacionet në Kosovë dhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për këtë të fundit.