LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Veriu i Kosovës është burim i parave, jo i krizës (Video)

Ahmeti: Veriu i Kosovës është burim i parave, jo i krizës (Video)

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti, ka thënë se ekziston një paragjykim nga qytetarët e Kosovës sa i përket situatës në veri të vendit.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ekziston një perceptim i gabuar se në veri të Kosovës ekzistojnë tanket serbe dhe se atje ka luftë.


“Në fakt veriu është territor shumë i shkurtër ku ka shumë pak njerëz në atë zonë dhe ka shumë pak hapësirë që është përdoruar ekskluzivisht për tregti dhe kontrabandë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini ka thënë se Lagjja e Boshnjakëve që nga paslufta ka qenë “tregu më i madh në Kosovë ku janë blerë e janë shitur mallra me shumicë”.

“Duke pasur shumë para dhe shumë tregti në veri, ka pasur shumë struktura që të gjithëve iu ka konvenuar. Iu ka konvenuar qytetarëve serb të veriut dhe nuk është e vërtet që ata janë të dëshpëruar sepse i kanë marr nga dy-tre rroga dhe kanë pasur çmime shumë më të lira të jetës atje dhe është njëfarë lehtësie të jetosh në veri të Kosovës”.

“Iu ka konvenuar ndërkombëtarëve, për shkak se kanë arsyetuar prezencën e tyre në Kosovë me misione të ndryshme duke bërë veriun si problem dhe iu ka konvenuar edhe strukturave tona parapolitike sepse kanë shfrytëzuar veriun për të bërë para dhe kontrabandë”.

Ahmeti çështjen e veriut të Kosovës e sheh në një aspekt ndryshe nga kriza e sigurisë.

“Prandaj veriu i Kosovës është burim i parave jo i krizës, prandaj nuk është zgjidhur si krizë”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti./Telegrafi/