LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Subjekti i ri, ende në fazat fillestare të krijimit

Ahmeti: Subjekti i ri, ende në fazat fillestare të krijimit

Analisti Arben Ahmeti në Zona e Debatit në Klan Kosova – duke komentuar subjektin e ri politik që është duke u formuar – ka thënë se procesi duket të jetë ende në fazat fillestare, pasi nuk ka asgjë konkrete.

“Ende s’ka asgjë konkrete për këtë parti, ka kontakte të njerëzve që janë të pakorruptuar që do të sillnin një frymë tjetër të politikbërjes dhe të shtetit”.


“Nuk ka ndodhur ende as konceptimi i partisë as debati për pozicionimin ideologjik, vetëm e di se ka debat të hapur nga njerëz që janë nëpër parti dhe ata që janë jashtë për instalimin e një partie të re, të një ideje të re”, tha Ahmeti.