LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti pas sulmit me vezë ndaj Hotit: Opozita e re reciprocitet Qeverisë së re

Ahmeti pas sulmit me vezë ndaj Hotit: Opozita e re reciprocitet Qeverisë së re

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas sulmit me vezë që iu është bërë zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ahmeti në reagimin e bërë ka thënë se opozita e re po i bënë reciprocitet Qeverisë së re me vezë, duke pyetur se a do të ketë edhe aksione në Kuvend. Më tej, i pari i Prishtinës  ka thënë se Avdullah Hotin e kanë zgjedhur si target të lehtë.


“Si duket Opozita e re Reciprocitet Qeverisë së Re me vezë? A presim edhe aksione në Kuvend? A e zgjodhen Avdullahun si target të lehtë? Edhe pse çdo gjë që e mbjellë edhe do ta korrësh, në aksione të tilla shumë ka rëndësi se kush e bën, ndaj kujt, dhe për çfarë arsye”, ka shkruar Ahmeti në Twitter, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, Avdullah Hoti pas sulmit që iu është bërë ka thënë se ata që e kanë porositur sulmin e duan Kosovën të izoluar.

Sulmohet me vezë Avdullah Hoti, shkaku i paralajmërimit për heqjen e taksës
Lexo po ashtu Sulmohet me vezë Avdullah Hoti, shkaku i paralajmërimit për heqjen e taksës

Sulmin ndaj Hotit e kanë dënuar edhe Lidhja Demorkatike e Kosovës, të cilët kanë thënë se sulmi i sotëm është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori