LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: LDK do të marrë shumicën e komunave (Video)

Ahmeti: LDK do të marrë shumicën e komunave (Video)

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjinit, ka thënë se LDK-ja është në trend pozitiv për të marrë shumicën e komunave në menaxhim.

Ahmeti, i cili në garën për kryetar të Komunës së Lipjanit, fitoi pa balotazh në zgjedhjet e 22 tetorit, tha se rezultatet flasin se LDK është subjekti i parë politik.


“Llogarisim që këtë trend ta ruajmë edhe në raundin e dytë. Besoj se me marrjen edhe të disa komunave në rundin e dytë, LDK do të ketë shumicën e komunave në menaxhim”, tha ai.

“Ne besojmë se do t’i fitojmë shumicën e komunave ku jemi në garë”, tha ai./Telegrafi/