LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti flet për mushkonjat: Reshjet e shiut po pengojnë dezinsektimin

Ahmeti flet për mushkonjat: Reshjet e shiut po pengojnë dezinsektimin
Foto: Ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar qytetarët se ka përfunduar edhe faza e dytë e dezinsektimit të kryeqytetit dhe se kanë mbetur edhe katër faza tjera për t’u përfunduar.

Sipas tij, për shkak të reshjeve të shiut, Komuna nuk po fillon me fazën e tretë të dezinsektimit, pasi që efekti do të ishte minimal.


“Kur ka të reshura efekti është minimal. Valën e tretë ende nuk po e fillojmë sepse deri të mërkurën pritet të ketë shi. Në momentin kur kemi së paku një periudhë dyditore pa shi, Komuna fillon menjëherë valën e tretë sepse përndryshe efekti i dezinsektimit është i pavërejtshem”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, përcjell Telegrafi.

Ahmeti ka thënë se “krejt regjioni ku ka shi si këtë sezonë po ballafaqohet me të njejtin problem. Komuna e Prishtinës përmes drejtorisë së shëndetësisë do te ju mbaj të informuar për oraret”.

Problemi me mushkonjat këtë vit në Prishtinë është i madh edhe pse ka nisur dezinsektimi i tyre, ato ende po vazhdojnë të jenë të pranishme dhe të paraqesin problem për qytetarët që jetojnë në kryeqytet. /Telegrafi/