LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Bislo ja ke huq prapë vëlla – prej qeverisë as që po pres më

Ahmeti: Bislo ja ke huq prapë vëlla – prej qeverisë as që po pres më

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi, e ka quajtur pa substancë dhe zero Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë Hoti.

Sipas tij, kreu i ekzekutivit i ka të gjitha mundësitë për ta bërë rimëkëmbjen ekonomike, por vetëm trurin nuk e ka.


Por ndaj tij ka reaguar kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ahmeti shkroi “Bislo ja ke huq prapë vlla – se prej qeverisë as që po pres më”.

Më pas ai ka thënë se, investimet qeveritare janë zero, bizneset nuk guxojnë me investu pasi nuk presin asgjë, dhe qytetarët nuk shpenzojnë se s’kanë.

“Qeveria duhet me e bo atë që po e bën Prishtina shumëzuar për 100. Grante për biznese, investime kapitale në max, dhe shpërndarje e parave për krejt sektorët. Qytetarët do të shpenzonin më shumë se do të kenë, bizneset do të investojnë përtej granteve sepse presin ditë më të mira dhe investimet kapitale do të ishin direkt rritje e kërkesës agregate pa shkuar në konsum të importeve”, u shpreh Ahmeti.

Sipas tij, Qeveria duhet me e bë atë që po e bën Prishtina shumëzuar për 100.

“Grante për biznese, investime kapitale në max, dhe shpërndarje e parave për krejt sektorët. Qytetarët do të shpenzonin më shumë se do të kenë, bizneset do të investojnë përtej granteve sepse presin ditë më të mira dhe investimet kapitale do të ishin direkt rritje e kërkesës agregate pa shkuar në konsum të importeve”, shkroi Ahmeti.

Bislimi thotë se kryeministri Hoti nuk e ka trurin për rimëkëmbje ekonomike
Lexo po ashtu Bislimi thotë se kryeministri Hoti nuk e ka trurin për rimëkëmbje ekonomike

Postimi i plotë pa ndërhyrje

Bislo ja ke huq prapë vlla – se prej qeverisë as që po pres më!

Në këtë krizë qeveria i ka dy qëllime – 1. Me e kthy besimin në ekonomi – ku bizneset investojnë e qytetarët shpenzojnë (e kundërta e tkurrjes) – pra me e hjek sikletin se ditë të zeza po na presin dhe 2. Me i mbrojt më të rrezikuarit mos me ra nën vijën e varfërisë.

Një qeveri në këtë kohë vec si qeveri nuk bon me mendu. Pra shteti duhet me e vendos vetën në këpucët e biznesit dhe të qytetarit. Në çfarë kushte një biznes do të investonte sot, dhe në çfarë kushtesh qytetari do të shpenzonte më shumë. Veç kur të mendoni ashtu, do ta kuptoni se çka po folni ju as për së afërmi nuk është zgjidhje. Zgjidhja e Keynesit për kërkesën agregate nuk ka të bëjë me mi gjet mu 900 euro kredi për me ble se nashta po pshtojmë, po me kthimin e besimit në ekonomi për me shpenzu më shumë.

Investimet qeveritare janë zero se i keni nal, bizneset nuk guxojnë me investu se spo presin send, dhe qytetarët nuk shpenzojnë se s’kanë. Ata që kanë i ruajnë për ditë të zeza. E kundërta e Keynesit!

Qeveria duhet me e bo atë që po e bën Prishtina shumëzuar për 100. Grante për biznese, investime kapitale në max, dhe shpërndarje e parave për krejt sektorët. Qytetarët do të shpenzonin më shumë se do të kenë, bizneset do të investojnë përtej granteve sepse presin ditë më të mira dhe investimet kapitale do të ishin direkt rritje e kërkesës agregate pa shkuar në konsum të importeve.

Është e thjeshtë, në Macro 101 në çdo shkollë. Si të majtë ashtu edhe të djathtë. E ke në çdo shtet serioz në botë sot. Mundësitë i kemi, vec edhe vullnetin e mendtë.

Po shpresoj që këtë pjesën që e lexova në media që ke thënë “Të gjithë ata që kanë nevojë për me shtu kërkesën agregate kanë mundësi me marrë kredi…..” është keq citim sepse për herë të parë në jetë po dëgjoj që kërkesa agregate qenka nevojë individuale e dikujt.

Për mos me shkru statuse dilni në debate. Lehtë është, veç a dojmë.

P.S. Në shtetet me politika monetare pjesa e bankave ndikohet me kamatat që Bankat Qendrore huazojnë tek Bankat komerciale duke ndikuar direkt në kamata. Meqenëse nuk kemi politika monetare atëherë intervenimi do të mund të ishte më direkt. Qoftë me tavan të kamatave në fazë emergjente qoftë përmes një fondi huazues qeveritar për bankat me kushtin që i japin me kamata tepër të ulta. Por edhe kjo nuk ka efekt pa masat e tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori