LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Presidenti e shkel Kushtetutën dhe për këtë duhet të përgjigjet

Ahmeti: Presidenti e shkel Kushtetutën dhe për këtë duhet të përgjigjet

“Presidenti i shtetit e bllokoi institucionin më të lartë me mosnënshkrimin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë. Me këtë ai e shkeli edhe Kushtetutën dhe bëri vepër penale, për të cilën duhet të përgjigjet”, deklaroi mbrëmë krytari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një emision në TV “Kanal 5”.

Ai shtoi se nuk ka dëshirë që njeriu i parë i shtetit për një kohë të shkurtë të gjendet në bankën e të akuzuarve për shkelje të Kushtetutës, duke shtuar se nuk ka forcë që mund ta ndalë marrëveshjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ahmeti vlerësoi se ngjarjet e fundit dhe nënshkrimi i marrëveshjes për emrin janë të rëndësishme dhe se duhet guxim dhe mbështetje nga gjitha anët në shtet.

“Gjithë duhet të kemi guxim për këto procese, që të mos ndalojnë”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ndërsa sa i përket çështjes së referendumit dhe qëndrimin e partisë së tij për të qenë kundër, Ahmeti tha se referendumi mund të jetë negativ dhe të ndikohet nga qendra të jashtme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori