LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: 365 milionë euro, as për së afërmi nuk mjaftojnë për rimëkëmbje ekonomike

Ahmeti: 365 milionë euro, as për së afërmi nuk mjaftojnë për rimëkëmbje ekonomike
Foto: Arkiv

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se 365 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike nuk janë të mjaftueshme as për së afërmi.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj shumës që Qeveria e Kosovës e ka paraparë për zbatimin e Planit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.


“365 milionë për rimëkëmbje ekonomike? As për së afërmi! P.Sh. 10 përqindshi i trustit nuk e rrit kërkesën agregate për të njëjtën vlerë dhe si shpenzim i lirë në konsum e ka efektin edhe më të vogël”, shkruan Ahmeti.

Ndryshe në lidhje me këtë ka reaguar më parë edhe ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, i cili ka thënë se shuma e ndarë nga Qeveria e Kosovës për Rimëkëmbje Ekonomike është shumë e vogël për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu tha se edhe një autodidakt në ekonomi mund të ju mbajë leksione se me 1 milion euro në ditë nuk mundet të bëjnë rimëkëmbje ekonomike.

Sejdiu, Qeverisë Hoti: Me 365 milionë euro nuk bëhet rimëkëmbja ekonomike
Lexo po ashtu Sejdiu, Qeverisë Hoti: Me 365 milionë euro nuk bëhet rimëkëmbja ekonomike

“365 milion euro, pakoja për rimëkëmbje ekonomike për krejt vendin. Një autodidakt në ekonomi mundet leksione me i mbajt këtyre doktorave të ekonomisë që me 1 milion euro në ditë as nuk ia nis me ri, e lere më me ba rimëkëmbje në këtë ekonomi. Go home, you are drunk”, ka shkruar Sejdiu.

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se në mbledhjen elektronike, mbledhja e 23-të e radhës, nën drejtimin e Kryeministrit Avdullah Hoti, është miratuar Plani i zbatimit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Qeveria miraton dhe publikon 15 masat dhe shumat e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike
Lexo po ashtu Qeveria miraton dhe publikon 15 masat dhe shumat e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike

Plani i aprovuar për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike kap vlerën prej treqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë euro (365,000,000.00 €). /Telegrafi/