LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu, Qeverisë Hoti: Me 365 milionë euro nuk bëhet rimëkëmbja ekonomike

Sejdiu, Qeverisë Hoti: Me 365 milionë euro nuk bëhet rimëkëmbja ekonomike

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se shuma e ndarë nga Qeveria e Kosovës për Rimëkëmbje Ekonomike është shumë e vogël për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu tha se edhe një autodidakt në ekonomi mund të ju mbajë leksione se me 1 milion euro në ditë nuk mundet të bëjnë rimëkëmbje ekonomike.


“365 milion euro, pakoja për rimëkëmbje ekonomike për krejt vendin. Një autodidakt në ekonomi mundet leksione me i mbajt këtyre doktorave të ekonomisë që me 1 milion euro në ditë as nuk ia nis me ri, e lere më me ba rimëkëmbje në këtë ekonomi. Go home, you are drunk”, ka shkruar Sejdiu.

Ndryshe, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Qeveria  e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka aprovuar Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

Bajrami publikon masat që do të ndihmojnë bizneset, pasi Qeveria aprovoi Planin për Rimëkëmbje Ekonomike prej 365 milionë eurosh
Lexo po ashtu Bajrami publikon masat që do të ndihmojnë bizneset, pasi Qeveria aprovoi Planin për Rimëkëmbje Ekonomike prej 365 milionë eurosh

Bajrami tha se ky program përfshinë masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

“Qeveria Hoti, në mbledhjen e sotme (dt. 13.08.2020), aprovoi Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro. Ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë. Në kuadër të programit janë përcaktuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave, modalitetet, kriteret dhe shuma e parashikuar e mjeteve financiare”, shkruan Bajrami. /Telegrafi/