LAJMI I FUNDIT:

Ahmetaj: Macron na kërcënoi me viza pasi e dinte se është “pika më e dhimbshme” për qytetarët e Kosovës

Ahmetaj: Macron na kërcënoi me viza pasi e dinte se është “pika më e dhimbshme” për qytetarët e Kosovës

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se paralajmërimet e presidentit francez, Emanuel Macron,  u përdorën nga ai ngase e dinte që liberalizimi i vizave ishte një pikë e dhimbshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Bashkimi Evropian nuk ka mekanizma tjerë. BE nuk është fuqi ushtarake për të vepruar ndaj nesh. Prandaj Macron e shfrytëzoi deklaratën për vizat për Kosovën pasi kjo është “pikë e dobët” për qytetarët e Kosovës, pasi neve na kanë mbetur vetëm vizat nga procesi i integrimit në BE”, deklaroi Ahmetaj në RTV Dukagjini.


Ahmetaj ka deklaruar se Kosova ka shënuar regres në procesin e saj drejt integrimit evropian.

“Ne po e shohim për vite të tëra se Kosova në vend se të avanconte me integrimin në Bashkimin Evropian, ne kemi shënuar regres të dukshëm gjë e cila i ka shtyrë 27 shtete të BE-së të vendosin sanksione ndaj Kosovës. A mund të paramendoni sa e vështirë është mobilizimi i gjithë mekanizmit të BE-së që një shteti si Kosova e cila e ka mbi 95 përqind të popullit pro integrimit evropian t’i vendosen sanksione? Për një veprim të tillë kërkohet me të vërtet mobilizim, duhet me të vërtet frustrim që Kosovës ti qasen në këtë formë…Macron e ka përdor një deklaratë të tillë sepse e diti që është pika më e dhimbshme e cila e ka tronditur opinion publik në Kosovë dhe çdo qytetar”, ka deklaruar Ahmetaj.

Kjo e fundit ka deklaruar se qytetari do jetë ai që do paguajë çmimin por gjithashtu i njëjti që duhet të reflektoj nga procesi zhvillimor i Kosovës ndër vite.

“Është e dhimbshme. Në fund të ditës, ai që do ta paguaj këtë çmim dhe këtë sanksion ekstra është qytetari i Kosovës. Uroj që çdo qytetar që vjen tek kutia e votimit të reflektonte se ku ka arritur Kosova”, ka deklaruar ajo.

“BE kërkon kohë derisa një ide të vijë deri tek vendimi final për t’u implementuar. Megjithatë, më tepër se kaq unë e shoh si një betejë të humbur për Kosovën, për Qeverinë e Kosovës përballë BE-së që të gjitha urat e bashkëpunimit që ishin ndërtua, funksionale, ne i kemi prishur dhe e vetmja mënyrë si komunikojnë shtetet e caktuara dhe liderët evropian është përmes deklaratave për shtyp apo takimeve të caktuara”, ka deklaruar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori